Matura Shtetërore – Gjimnazi “Siri Shapllo”, rezultati vjetor pothuajse i njëjtë me atë të provimeve

Arsim | 1 vit më parë

Me një kalueshmëri 96.6% kanë përfunduar provimet e maturës shtetërore për gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër. Të vetmet nota jo kaluese janë regjistruar në matematikë.

“Kemi vetëm 3 nota negative nga 252 provime dhe të e në lëndën e matematikës”, tha Afrim Mele, drejtor i gjimnazit “Siri Shapllo”.

Rezultatet  vlerësohen pozitive, pasi ajo që vihet re është ruajtja e notës vjetore me vlerësimin e jashtëm që është matura shtetërore.

“Nëse në të 4 lëndët, që janë maturë shtetërorë notën mesatare e kishim 7.18 rezultati i tanishëm është 7.27”, tha ai.

Ekselentët mungojnë këtë vit, por rezultatet janë më të larta se një vit më parë.

“Vitin që shkoi patëm dy nxënës ekselent”, theksoi Mele.

Nga 63 nxënës, 80 % e tyre kanë arritur të plotësojnë kriterin e mesatares për të vazhduar studimet e larta.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme