Mbjelljet pranverore, ka nisur rritja e çmimeve të plehërave kimike

Aktualitet | 7 muaj më parë

Gjatë kësaj periudhe në farmacitë bujqësore është vërejtur një rritje e numrit të fermerëve dhe kultivuesve të kulturave të ndryshme bujqësore per blerjen e farave  pasi ka nisur faza e mbjelljeve pranverore.

Interesimi më i madh vjen nga bujqit që kultivojnë kultura si patatja, qepa dhe hudhra, të cilat zakonisht mbillen në këtë periudhë të vitit.

Për bujqit, krahas përzgjedhjes së farës cilësore, një element i rëndësishëm gjatë procesit të mbjelljes është edhe përdorimi i plehrave kimike.

Megjithatë, gjatë kësaj periudhe është vërejtur një rritje e çmimeve të këtyre produkteve, rritje e cila është theksuar veçanërisht gjatë javëve të fundit.

Kjo rritje e çmimeve po ndikon në kostot e përgatitjes për mbjelljet pranverore, pasi plehrat kimike janë ndër elementet më të përdorura gjatë kësaj faze të kultivimit.

Ndërkohë, më i qëndrueshëm mbetet çmimi i farave që zgjedhin fermerët për mbjellje, të cilat vazhdojnë të ofrohen pa ndryshime të mëdha në treg.

Mbjelljet pranverore pritet të vazhdojnë edhe për rreth një muaj, periudhë gjatë së cilës fermerët do të vijojnë përgatitjet dhe mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore. Ndërkohë, tashmë ka përfunduar faza e mbjelljes së fidanëve të rinj frutorë, duke mbyllur kështu një tjetër proces të rëndësishëm të sezonit bujqësor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme