Mbyllet radio “Acik Radyo” në Turqi – Shkak një i ftuar kishte folur për genocidin ndaj armenëve në një emision

Botë | 2 vite më parë

Autoritetet turke kanë mbyllur radion Acik- Radyo me seli në Stamboll, gjashtë muaj pasi një i ftuar në një nga emisionet e saj foli për gjenocidin ndaj armenëve.  Në muajin maj, rregullatori i transmetuesve të vendit pezulloi për pesë ditë transmetimin e emisionit në fjalë, për të cilin tha se kishte nxitur urrejtjen.

Në muajin korrik të këtij viti, rregullatori i hoqi licencën stacionit [por radio ndërkohë ka mundur të transmetojë deri këtë mërkurë.  Sanksionet vijnë pasi një i ftuari në një emision i cilësoi gjenocide vrasjen dhe deportimin e 1.5 milionë armenëve gjatë ditëve të fundit të perandorisë osmane.

Ky është një term për të cilin shumë historian kanë ranë dakord, por që Turqia e refuzon. Armenia thotë se forcat osmane masakruan dhe deportuan më shumë se 1.5 milionë armenë gjatë luftës së parë .

Ndërkohë,  këtë vit Turqia u rendit e 158-ta ndër 180 vende në indeksin për lirinë e shtypit. Pas grushtit të dështuar të shtetit në korrik të 2016-ës, qeveria turke mbylli më shumë se 200 media për lidhje të pretenduara me terrorizmin apo përfshirje të pretenduar në propagandë terroriste.   Dhjetëra gazetarë u ndaluan, çka e bëri vendin të dytin në botë pas kinës për numrin e gazetarëve të burgosur.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme