Me njërën këmbë të thyer, publikohen imazhet e anijes kozmike duke u ulur në Hënë

Kuriozitete | 3 vite më parë

Janë publikuar imazhe të reja dramatike të anijes kozmike Odiseu duke u ulur në Hënë. Intuitive Machines, kompania amerikane që qëndron pas misionit, tha se tani do të jetë e mundur të rindërtohet ulja për të kuptuar se si Odiseu u rrëzua anash.

Fotot, së bashku me sasi të mëdha të dhënash, janë shkarkuar vetëm disa orë para se të bjerë nata në polin jugor hënor dhe bateritë e Odiseut pritet të humbin fuqinë.

Anija pritet të riaktivizohet brenda 2-3 javësh kur dielli të lindë përsëri. E panjohura e madhe është nëse bateritë dhe pajisjet elektronike mund t’i mbijetojnë temperaturave që bien nën -200C.

Imazhet e para, të marra ndërsa zbarkuesi u rrëzua, tregon se të paktën një nga këmbët e tij ishte copëtuar, me gurë dhe pluhur që u ngritën larg me shpejtësi të madhe nga forca e motorit të raketës.

Një foto e dytë tregon formën e errët eliptike të një krateri rreth 500 m  larg. Shkencëtarët besojnë se krateri mund të jetë dy miliardë vjet i vjetër./ Sky News

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme