Mes traditës dhe historisë – Banorët e fshatit Erind kërkojnë të zhvillojnë agroturizmin
Në fshatin Erind, pranvera sjell jo vetëm gjelbërim, por edhe punë të pandalur për banorët. Familjet merren me bujqësi, blegtori dhe përgatitjen e produkteve tradicionale që i kanë trashëguar brez pas brezi.
Në këtë stinë, punët në ara dhe kujdesi për bagëtitë janë pjesë e përditshmërisë. Gra dhe burra punojnë tokën dhe përgatisin produkte bio që ruajnë shijen e natyrës.
“Tani është sezon pune ku banorët mbjellin perimet, spërkatet rrushi ku ccdo pemë ka kohën e saj për spërkatje dhe shërbime.”-shprehet një prej banorëvë.
Vetëm pak kilometra larg fshatit Erind ndodhet mali i Çajupit një destinacion që çdo vit tërheq dhjetëra turistë vendas e të huaj për bukuritë e tij natyrore dhe shumë prej tyre ndalojnë edhe në Erind .
Banorët e Erindit e shohin gjithnjë e më shumë agroturizmin si një mundësi për të mbajtur gjallë fshatin e tyre. Me pak mbështetje dhe promovim, ata janë të gatshëm të hapin dyert e shtëpive të tyre për vizitorët ,të ofrojnë ushqim tradicional, produkte të zonës dhe eksperienca autentike të fshatit .
“Misri është mbjellë, fasulja është mbjell”
“Gruri, misri, jonxha” është mbjell shprehet një tjetër banorë e fshatit.
Dëshira për të sjellë jetë dhe zhvillim në këtë zonë është e fortë, dhe Erindi, i vendosur në zemër të natyrës, ka gjithçka që i duhet për të qenë një ndër pikat më tërheqëse të agroturizmit .
Gazetare Boralda Pëllumbi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





