Mijëra protestojnë për marrëveshjen e pengjeve në Tel Aviv dhe Jerusalem

Mijëra izraelitë kanë dalë në shesh të Tel Avivit dhe Jerusalem ku kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve disa orë pas publikimit të pamjeve që tregojnë rrëmbimin e pesë ushtarëve femra nga terroristët e udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor.
Protesta në Tel Aviv po zhvillohet jashtë selisë ushtarake të IDF-së në Kirya, ndërsa kabineti i luftës mbledh një takim për pengjet brenda.
Protestuesit kanë ndezur zjarre në rrugë, duke bllokuar qarkullimin në të dy drejtimet. Protesta në Jerusalem po zhvillohet jashtë zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Jerusalem duke bërë të njëjtat kërkesa.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




