Miliona turistë, pak netë të deklaruara – Informaliteti statistikor, po reflektohet edhe në informalitetin fiskal
Mbi 12.4 milionë turistë vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, por vetëm pak më shumë se 3 milionë – rreth 25% – qëndruan të paktën një natë në strukturat akomoduese, sipas INSTAT.
Eksperti i turizmit Luan Dervishaj rendit disa kategori që nuk specifikohen saktë në panoramën zyrtare të shifrave, duke e bërë atë të paplotë.
“Kemi hyrjen në kufij që jo domosdoshmërish janë turistë, numri i vizitorëve transit nuk përfshihen në pjesën e fluksit turistik, nuk kemi të specifikuar ato që quhen vizitor ditor dhe duhet të kemi parasysh se kemi rreth 1 milion shqiptar me pasaporta të huaja që vijnë rregullisht por akomodohen në shtëpitë e tyre dhe kjo nuk pasqyrohet në mbërritjet në njësitë akomoduese”, u shpreh Dervishaj.
Eksperti vlerëson se kapaciteti i akomodimit në apartamentet me qira ditore tashmë është në nivele të ngjashme me kapacitetet hoteliere në vend, ndërsa numri i njësive të listuara nga institucionet mbetet modest në raport me realitetin.
“Nëse do kishim një regjistrim nëpëmjet njësive vendore mund të kishim një mbulim më të plotë”, tha ai.
Dervishaj flet për një numër më të madh individësh të akomoduar gjatë vitit 2025 sesa shifrat e raportuara zyrtarisht.
Eksperti shprehet se kemi të bëjmë me një informalitet statistikor, i cili sjell një pasqyrim jo të saktë të kapaciteteve reale të akomodimit dhe reflektohet më pas në informalitet fiskal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





