Miller merr detyrën e re- Kush është arkitekti i planeve të emigracionit të Donald Trump

Botë | 2 vite më parë

Në ditët në vijim, presidenti i sapozgjedhur Donald Trump pritet të bëjë të ditur se Stephen Miller, këshilltari i tij kryesor për emigracionin, do të shërbejë si zëvendës shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë për politikën.

Miller, i cili shërbeu si këshilltar i lartë i Trump gjatë administratës së tij të parë dhe ka qenë avokati kryesor për politikën e imigracionit, pritet të marrë një rol të zgjeruar në mandatin e dytë të presidentit të zgjedhur.

Gjithashtu, Miller është arkitekti kryesor i planeve të Trump-it për dëbimin masiv të emigrantëve pa dokumente.

Ai ka thënë se një administratë e dytë e Trump-it do të kërkonte një rritje dhjetëfish të numrit të dëbimeve – në më shumë se një milion në vit.

“Presidenti i zgjedhur, Donald Trump do të fillojë së shpejti të marrë vendime se kush do të shërbejë në administratën e tij për mandatin e dytë. Këto vendime do të shpallen pasi të jenë marrë dhe konsultur më parë nga Trumpi dhe stafi i tij”  tha zëdhënësja e Trump, Karoline Leavitt për CNN.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme