Mirëmbajtja e rrjetit të RTSH-së, Vasili: Kërkojmë 37 milionë lekë shtesë për teknologjitë e reja

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, gjatë fjalës së mbajtur në Komisionin për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, ka paraqitur nevojat financiare për programin e projekteve teknike, futjen e teknologjive të reja dhe mirëmbajtjen e rrjetit të transmetimit.
Duke prezantuar objektivat strategjikë, Vasili u ndal te rëndësia e garantimit të funksionimit të rrjetit dixhital të transmetimit DVB-T2, me një nivel të lartë disponueshmërie.
“Programi i projekteve teknike për futjen e teknologjive të reja, shërbimi i mirëmbajtjes së rrjetit. Objektivat strategjikë: Sigurimi i funksionimit të rrjetit të transmetimit të DVB-T2 me disponueshmëri mbi 99.8% të kohës.”
Sa i përket kostove financiare, drejtoresha e Përgjithshme e RTSH-së bëri të ditur se shpenzimet reale vjetore për këtë program janë më të larta se financimi aktual.
“Situata faktike e shpenzimet reale vjetore janë 287 milionë lekë, financimi aktual 250 milionë lekë, kërkesa për shtesë 37 milionë lekë.”
Kërkesa për 37 milionë lekë shtesë synon mbulimin e diferencës financiare për mirëmbajtjen e rrjetit të transmetimit dhe realizimin e projekteve teknike për përfshirjen e teknologjive të reja, me objektiv garantimin e funksionimit të pandërprerë të rrjetit DVB-T2.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



