Moska ndërmjetëse mes Uashingtonit dhe Teheranit, Putin i përcjell Trumpit propozimet e Iranit për paqe

Presidenti rus Vladimir Putin i ka përcjellë presidentit amerikan Donald Trump qëndrimet e Iranit për një zgjidhje të mundshme të konfliktit me SHBA-të gjatë një bisede telefonike të zhvilluar më 9 tetor, sipas informacioneve të bëra publike nga Kremlini.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, kjo ndërmjetësim u zhvillua pas konsultimeve të Putinit me presidentin iranian Masoud Pezeshkian.
Megjithatë, nuk janë bërë publike detajet e propozimeve iraniane dhe as reagimi i presidentit amerikan ndaj tyre.
Këshilltari i presidencës ruse, Yuri Ushakov, deklaroi se Trump ka mirëpritur angazhimin e Moskës në përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit.
Megjithatë, pala ruse sqaroi se kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht pranimin e pozicioneve të Iranit nga Uashingtoni.
Para telefonatës me Trumpin, Putin dhe Pezeshkian zhvilluan takime në Turkmenistan, ku diskutuan mundësitë për t’i dhënë fund konfliktit.
Në kuadër të këtyre kontakteve u zhvillua edhe një takim trepalësh mes liderëve të Rusisë, Iranit dhe Azerbajxhanit.
Kremlini nuk ka dhënë detaje konkrete mbi kushtet e propozuara për arritjen e paqes dhe as mbi qëndrimin e SHBA-ve ndaj tyre.
Ndërkohë, Moska ka theksuar se mbështet përpjekjet për një zgjidhje diplomatike.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit mbeten në ngërç.
Përpjekjet e fundit diplomatike, përfshirë kontaktet indirekte gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt një marrëveshjeje për përfundimin e konfliktit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




