Moti- Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Ditën e sotme (15 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri mesatare.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët parshikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore.Në mesditë dhe pasdite reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



