Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti | 5 muaj më parë

Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura më këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Sipas Shwrbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente në deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në veri e qendër reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të mesditës reshjet e shiut pritet të lokalizohen vetëm në relievet malore në veri e lindje me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimit në detet Adriatik dhe Jon do të jenë të forcës 3-4 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme