Moti për sot, rikthehen reshjet dhe ulen temperaturat në të gjithë vendin

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare, më të theksuara në zonat malore. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten reshje të dobëta dhe lokale shiu kryesisht në veri dhe lindje të territorit, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë intervale me diell.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 2-3 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



