Moti sot me diell, vranësia kalimtare gjatë pasdites

Moti | 11 muaj më parë

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta e hera – herës deri mesatar pas orëve të pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 9m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme