Motivimi i të rinjve për vullnetarizëm – Në universitetin e Korçës kombinim i studimeve me projekte sociale

Arsim | 9 muaj më parë

Pas përfundimit të pushimeve të fundvitit, auditorët e universiteteve janë rikthyer gradualisht në atmosferën e përditshme akademike. Për studentët, fillimi i janarit shënon edhe hyrjen në një fazë intensive përgatitjesh për sezonin e provimeve, i cili konsiderohet ndër më të ngarkuarit e vitit. Pedagogu Eris Rusi thekson se rikthimi në rutinë pas festave duhet të bëhet gradualisht, me ritëm të balancuar.

“Studentët janë rikthyer në vitin akademik dhe shtysa e tyre është që të përmbyllin me sukses edhe javët e mbetura deri në përfundim të semestrit të parë. Ata janë të fokusuar tek pedagogët duke marrë prej tyre orientimet dhe sugjerimet në lidhje me lëndët që do kenë provim”, u shpreh Rusi.

Pedagogët ndërkohë vënë theks të veçantë edhe tek motivimi i të rinjve për t’u përfshirë në aktivitete vullnetare, një praktikë që po fiton gjithnjë e më shumë vlerë si pjesë e formimit profesional dhe personal.

Në javët që vijnë, studentët do të përballen me provimet më të rëndësishme të vitit, ndërkohë që institucionet arsimore synojnë të krijojnë një mjedis të balancuar, ku përgatitja akademike dhe angazhimi qytetar të ecin paralelisht.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme