Muzetë, pjesë e rëndësishme e turizmit në Gjirokastër. Nga janari janë vizituar nga 60 mijë vizitorë
Muzetë tashmë vlerësohen si elementë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në qytetin e Gjirokastrës. Përgjatë këtij viti Muzeu i Armëve,
Etnografik, Muzeu Kadare, etj. kanë tërhequr një numër në rritje vizitorësh vendas dhe te huaj. Sipas statistikave janë rreth 60 mijë turistë ose 20% më shumë se viti i kaluar të cilët kanë vizituar muzetë e qytetit të gurtë.
“Vizitueshmëria ka qenë rreth 56 mijë vizitorë për muajt janar-shtator ndërsa për tunelin e luftës rreth 8 mijë vizitorë kanë shprehur interes”, u shpreh ciceronia Albana Ismaili.
“Nuk e kishim menduar që Gjirokastra fsheh një vend kaq misterioz nën tokë. Tuneli është i ruajtur mirë dhe jep ndjesinë e një kohe të ngrirë. Më pëlqen mënyra si është shpjeguar çdo gjë dhe bën të kuptosh më mirë historinë”, u shpreh një turiste.
“Ndjesia këtu poshtë është e veçantë. E gjithë kjo hapësirë të bën të mendosh për frikën dhe pasigurinë e asaj kohe”, tha një tjetër turist.
Turistët që vizitojnë muzetë në Gjirokastër janë nga qytete të ndryshme të vendit por edhe shtete si Gjermania, Italia, Greqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj. duke u njohur me historinë dhe traditat e qytetit të gurtë.
Gazetare: E. Domeri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





