NATO: Sulmet e fundit ruse nuk do të pengojnë mbështetjen për Ukrainën

Botë | 2 vite më parë

NATO ka reaguar pas përdorimit të një lloji të ri raketash balistike mbi Ukrainën, duke deklaruar se veprimet e Moskës nuk do të ndryshojë rrjedhën e konfliktit.

Zëdhënësja e aleancës, Farah Dakhlallah, tha se veprimet e Rusisë nuk do t’ i pengojë aleatët e Ukrainës në NATO të mbështesin Kievin.

Sipas saj, Rusia po përpiqet të “terrorizojë” civilët dhe të frikësojë aleatët e Ukrainës duke përdorur raketën balistike me rreze të ndërmjetme.

“Kjo nuk do të ndryshojë as rrjedhën e konfliktit dhe as nuk i pengon aleatët e NATOS të mbështesin Ukrainën,” tha ajo.

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente në Bruksel javën e ardhshme, të nxitura nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë do të zhvillohet të martën dhe vjen pas një kërkese nga Kievi.

Këshilli, i formuar në korrik 2023, është një organ i përbashkët midis anëtarëve të NATOS dhe Ukrainës i cili vepron si një “mekanizëm konsultimi për krizat”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme