NBA/ Celtics dhe Sixers finalizojnë shkëmbimin e madh, Brown largohet nga Boston dhe transferohet në Phila

Basketboll | 3 muaj më parë

I zhgënjyer se tentuan që ta fusnin në një shkëmbim, i cili do të dërgonte në Boston një lojtari si Giannis Antetokounmpo, Jalen Brown nuk mund të qëndronte kurrë duarkryq dhe ka kërkuar me ngulm që të largohej nga Celtics.

Ditën e djeshme Boston dhe Philadelphia kanë finaluzuar shëkmbimin e vitit. Brown do të jetë një lojtar i 76ers ndërsa në Boston do të transferohet Paul George. Ekipi i Celtics ka siguruar edhe katër zgjedhje në draft. Ta parën në 2028-ën dhe në 2031-in nëpërmjet Philadelphia-s. Gjithashtu Boston do të përfitojë edhe dy lojtarë  zgjedhje të dyta në drsftin e 2028-ës (më e mira nga GSW/OKC/MIL) dhe 2030-ën (më e mira nga WAS/POR/PHX).

Në ditët e fundit shumë skuadra të NBA kanë spostuar lojtarë të mëdhenj. Brown në Phila nuk është lëvizja e vetme e bujshme. Pasi vetëm pak ditë më parë Giannis Antetokounmpo kaloi nga Milwaukee në Miami, Kawhi Leonard dhe Brandon Ingram ndryshuan ekip në aksin Toronto-Los Angeles ndërsa Ja Morant përfundoi në Portland pasi u shkëmbye nga Memphis. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme