Nderohen fituesit e Olimpiadave, drejtorja e ZVA Shkodër Kadija: Shkodra burim talentesh

Arsim | 5 muaj më parë

Zyra vendore arsimore Shkodër zhvilloi ceremoninë e ndarjes së certifikatave për nxënësit fitues të olimpiadave faza e dytë në lëndë të ndryshme shkencore.

Drejtorja e ZVA-së, Brisela Kadija bëri të ditur se këtë vit kanë marrë pjesë rreth 300 nxënës në olimpiadat e matematikës, biologjisë, shkencave natyrore dhe lëndëve të tjera, ndërsa 84 prej tyre janë kualifikuar për në nivel kombëtar.

“Ne kemi pasur mbi 300 nxënës pjesëmarrës në olimpiadë, qofshin këto në shkenca, qofshin në gjuhë shqipe, letërsi, histori, gjeografi nga të cilët kanë dalë 84 fitues që do na përfaqësojnë në nivel kombëtar. Kemi pasur mbi 100 nxënës pjesëmarrës në olimpiadën e përbashkët të gjuhës shqipe mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kemi 22 nxënës që do na përfaqësojnë në këtë olimpiadë në nivel kombëtar”, u shpreh Kadija.

Qëllimi i këtij aktiviteti është vlerësimi dhe promovimi i nxënësve ekselentë, i punës së mësuesve, si edhe mbështetjes së vazhdueshme të prindërve në rrugëtimin arsimor të fëmijëve.

“Është një moment për të vlerësuar mbi të gjitha punën dhe përkushtimin e nxënësve, përpjekjet e tyre, por nga ana tjetër është edhe një moment për të promovuar atë punë që vërtetë bëhet nga nxënësit dhe mësuesit, sigurisht edhe mbështetja nga prindërit dhe familjet”, tha ajo.

Aktiviteti solli emocione jo vetëm për nxënësit por edhe mësuesit dhe prindërit e pranishëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme