Ndotja akustike dëmton shëndetin e miliona njerëzve në Europë

Kuriozitete | 1 vit më parë

Më shumë se 110 milionë qytetarë në Europë janë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të zhurmës nga makinat, trenat dhe avionët, që dëmton rëndë shëndetin. Sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA), ndotja akustike shkakton çdo vit 66 mijë vdekje të parakohshme, 50 mijë raste sëmundjesh të zemrës, 22 mijë raste diabeti si dhe miliona çrregullime gjumi dhe probleme mendore.

Ekspertët paralajmërojnë se dëmi që shkakton ndotja akustike është më i madh se ai i shkaktuar nga tymi i duhanit pasiv apo ekspozimi ndaj plumbit.  

“Ndotja akustike ndikon në shëndetin tonë duke i mbajtur trupat tanë në një gjendje të vazhdueshme ankthi dhe lodhje. Kjo mund të çojë në përgjigje të dëmshme fiziologjike si inflamacioni dhe stresi oksidativ, dhe me kalimin e kohës, kjo rrit rrezikun e problemeve të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, goditjen në tru, obezitetin, dëmtimin njohës tek fëmijët dhe problemet e shëndetit mendor” tha Dr. Eulalia Peris në EEA.

Disa nga masat e propozuara për të ulur ndikimin në shëndet të ndotjes akustike janë ulja e kufijve të shpejtësisë për automjetet në zonat urbane, rritja e përdorimit të gomave me zhurmë të ulët, promovimi i transportit publik, ecjes në këmbë dhe çiklizmit.

“Ndotja akustike nuk është thjesht bezdi, është një kërcënim i heshtur për shëndetin publik,” tha drejtoresha e EEA, Leena Ylä-Mononen.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme