Në Kukës gati për korrjen e grurit, mekanikët gati, por sipërfaqet me grurë janë reduktuar
Në Kukës, gruri do edhe pak ditë për të pritur draprin, ndërsa mekanizatorët e autokombajnave po bëjnë përgatitjet e fundit. Qemal Elezi, njeri prej të paktëve autokombanjër thotë se nuk do ketë shumë punë këtë sezon.
“Makineritë bujqësore gati janë”, u shpreh ai.
Qemali e krahason me vitin e kaluar sipërfaqen e mbjelle me grurë, thotë se 30 % më pak është mbjellë nga fermerët.
“Në krahasim me vitin e kaluar as 30% nuk ka prodhim”, tha Elezi.
E në fakt vetëm me një vëzhgim në fushën e Shtriqnit, e dallon qartë se sa sipërfaqe me grurë është mbjellë.
Për fermerët e Shtriqnit, jo vetëm gruri por edhe kulturat e tjera bujqësore janë pa interes, kur i bën llogarite e kostove me fitimin.
“Kur ti përmbledhësh të gjitha nga plugimi e deri te korrja del me humbje”, u shpreh një tjetër fermer.
Por ashtu siç po ndodh me tkurrjen tokave bujqësore, edhe mekanizatorët në Kukës janë të paktë në numër. Aq më shumë kur bëhet fjalë për autokombajna tre të tilla janë në të gjithë qarkun e Kukësit.
Gazetar: Bujar Mucmata
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




