Nga mohimi në pranim, reperi Sean ‘Diddy’ Combs reagon pas publikimit të videos duke dhunuar ish-të dashurën

Botë | 3 vite më parë

Pothuajse 48 orë pas publikimit të videos ku ai shihej duke sulmuar fizikisht të dashurën e tij, Cassie Ventura, reperi Sean “Diddy” Combs ka kërkuar falje.

Ai publikoi një video në Instagram, në të cilën kërkoi falje për një incident që më parë e kishte mohuar se kishte ndodhur.

“Është kaq e vështirë të reflektosh për momentet më të errëta në jetën tënde, por ndonjëherë duhet ta bësh këtë. Nuk kërkoj asnjë justifikim. Sjellja ime në atë video është e pafalshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në atë video, jam i neveritur”, tha ai.

Video, e publikuar dy ditë më parë, por  që mban datën 5 mars 2016, tregon Combs duke tërhequr zvarrë dhe shqelmuar Venturën në hotel InterContinental në Los Angeles.

Në video, Ventura del nga një dhomë hoteli dhe shkon drej ashensorit, ku “Diddy” vrapon në korridor dhe dhunon fizikisht atë duke e shtrirë në tokë./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme