Nis gjyqi penal ndaj Tramp, ish-presidenti: Sulm ndaj Amerikës dhe persekutim politik

Botë | 3 vite më parë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Tramp (Trump) e cilëson gjyqin penal ndaj tij në Nju Jork si sulm ndaj Amerikës, por edhe persekutim politik.

Para nisjes së përzgjedhjes së jurisë në gjyqin ndaj tij, ai tha se procesi nuk ka bazë ligjore.

Kandidati republikan për president sulmoi edhe presidentin Xho Bajden (Joe Biden), duke e etiketuar atë si “njeri të paaftë” dhe për përfshirje në çështjen kundër tij.

Tramp akuzohet për fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh bërë yllit të filmave për të rritur Stormi Daniels, pak përpara zgjedhjeve të vitit 2016, me qëllim që të siguronte heshtjen e saj lidhur me pretendimet për një marrëdhënie jashtëmartesore.

Këtë çështje 77-vjeçari e mohon ashtu siç ka bërë me 34 akuza të tjera ndaj tij në gjyqin e Nju Jorkut.

Donald Tramp bëhet ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale dhe nëse dënohet, rrezikon të vuajë dënim me burg.

Kjo është çështja e parë penale nga 4 me të cilat ai përballet.

Gjyqi ndaj Tramp zhvillohet në një kohë që fushata presidenciale për zgjedhjet e nëntorit, ka hyrë në një moment të rëndësishëm.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme