Nis korrja e grurit në Dropull, Rama publikon pamje: Mirënjohje për fermerët që kujdesen për prodhimin vendas

Aktualitet | 3 muaj më parë

Në fushën e Dropullit ka nisur korrja e grurit, një prej ritualeve më të dashura të bujqësisë në këtë krahinë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky moment, duke vlerësuar punën e fermerëve të zonës.

Ai ka theksuar se me mund dhe dashuri ata kujdesen për prodhimin vendas, ndërsa u ka uruar të korra të mbara.

“Në fushën e begatë të Dropullit që ka marrë ngjyrë të artë nga kallinjtë e pjekur, ka nisur korrja e grurit, një prej ritualeve më të dashura në bujqësinë e kësaj krahine. Mirënjohje për fermerët e Dropullit që me mund e dashuri kujdesen për prodhimin vendas dhe të korra të mbara e bereqet në çdo shtëpi dropullite”, shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme