Nis shpërndarja e librave në Korçë. Tërheqja bëhet pranë shkollave, mungojnë vetëm tekstet e frëngjishtes
Ka nisur procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore në të gjitha shkollat e Korçës dhe Maliqit.
Librat po shpërndahen në mënyrë të organizuar dhe do të jenë gati për çdo nxënës para fillimit të vitit të ri shkollor.
Distributori për bashkitë Korçë e Maliq, Musa Manka, bën të ditur se ky proces do të vijojë gjatë gjithë ditëve në vijim.
“Shpërndarja ka disa ditë që ka filluar dhe mendojmë që deri në fund të gushtit, shpërndarja të përfundojë. Çdo shkollë do të marrë librat e porositur sipas fletëporosive në periudhën e majit dhe ne jemi të detyruar të zbatojmë kërkesat e tyre. Me Drejtorinë Arsimore jemi duke bashkëpunuar për mbarëvajtjen e shpërndarjes së librit shkollor,” thotë z. Manka.
Manka shton se kanë ardhur të gjitha tekstet, përveç atyre të frëngjishtes.
“Deri tani kanë tërhequr 18 shkolla. Jemi duke punuar edhe për pjesën tjetër. Të gjithë librat kanë ardhur deri në momentin që po flasim, përveç librave të frëngjishtes, që i presim dita-ditës,” shprehet distributori.
Ndërkohë prindërit ftohen të paraqiten pranë shkollave për të marrë librat e fëmijëve të tyre sipas afateve të përcaktuara.
Autoritetet sigurojnë se sasia e teksteve është e mjaftueshme për të gjithë nxënësit dhe se procesi po monitorohet për të garantuar shpërndarje të drejtë dhe efikase.
Gazetare: Geralda Manushi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





