Nisin regjistrimet, Shkolla Profesionale Shërbime Korçë ofron 5 drejtime studimi
Shkolla Profesionale Shërbime Korçë ka nisur zyrtarisht regjistrimet për vitin e ri shkollor 2025-2026. Drejtoresha e këtij institucioni, Tatiana Mero, bën të ditur se ka një rritje të ndërgjegjësimit nga ana e prindërve dhe të rinjve për vlerat që ofron arsimi profesional. Mero shprehet se përveç diplomës së shkollës së mesme, nxënësit pajisen edhe me një certifikatë të kompetencave profesionale, e cila u krijon mundësi reale punësimi.
“Sot ka një ndërgjegjësim më të mirë fal prindërve apo nxënësve për realitetin që ne kemi sepse profesioni është shumë i kërkuar sot për jetën”, u shpreh Mero.
Ndër drejtimet më të kërkuara vazhdon të jetë ai i hoteleri-turizmit, ndjekur edhe nga profilet e tjera teksa lajm i mirë është që vitet e fundit është rritur numri i vajzave që zgjedhin arsimin profesional.
“Të gjitha kanë pasur interes dhe përveç përfitimeve të ndryshme që kanë nxënësit në drejtime të ndryshme sepse janë profesione që preferohen nga vajzat dhe djemtë”, tha ajo.
Kjo shkollë ofron 4 drejtime studimi, hoteleri-turizëm, veterinari, bujqësi, ekonomi-biznes, si dhe dizenjim mode, një program i ri mësimor dy vjeçar pas të mesëm.
Gazetare: E. Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





