Nobel për Mjekësinë 2026 – Tre shkencëtarë nderohen për zbulimet në optogjenetikë. Si qelizat nervore formësojnë ndjenjat

Psikiatri dhe neurologu amerikan Karl Deisseroth dhe shkencëtarët gjermanë Peter Hegemann dhe Georg Nagel janë laureuar me Çmimin Nobel për Mjekësinë për punën e tyre në fushën e optogjenetikës, një metodë që ka ndryshuar mënyrën se si shkencëtarët studiojnë trurin dhe funksionimin e qelizave nervore.
Komiteti Nobel vlerësoi kontributin e tre shkencëtarëve, duke theksuar se kërkimet e tyre kanë hedhur themelet e një epoke të re në neuroshkencë.
Puna e tyre ka ndihmuar studiuesit të kuptojnë më mirë mënyrën se si funksionojnë qarqet nervore dhe se si ato lidhen me kujtesën, emocionet dhe sjelljen e njeriut për çrregullimet neurologjike dhe psikiatrike.
Në mjekësinë klinike, studiuesit po përdorin këtë metodë për të përpjekur të rikthejnë shikimin tek personat me dëmtim të shikimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





