Numërohen votat – Partia opozitare CHP fiton më shumë bashki se partia e presidentit Erdogan

Botë | 3 vite më parë

Numërimi i votave të hedhura një ditë më parë për zgjedhjet vendore në Turqi ka përfunduar duke shpallur fituese të qyteteve të mëdha, partinë opozitarë sekulariste CHP e cila fitoi Stambollin, Ankaranë, Izmirin, Antalian etj.

Kryebashkiaku aktual i Stambollit, kryeqendrës ekonomike të Turqisë, Ekrem Imamoglu mori edhe një tjetër mandat, duke fituar me 51.14%  të votave ndaj kandidatit Murat Kurum të partisë së presidentit Erdogan, i cili arriti të marrë vetëm 39.59% të votave. Po ashtu edhe në kryeqytetin Ankara, kandidati i partisë ateiste Mansur Javash fitoi bindshëm me 60.38% të votave ndaj kandidatit të partisë në pushtet AKP.

Në Izmir gjithashtu Partia Republikane e Popullit CHP me kandidatin e saj Xhemil Tugaj, arriti të marrë një fitore të çmuar, duke marrë 48.96% të votave, ndërsa Hamza Dag i AKP-së mori vetëm 37.06% të votave. Rezultatet e arritura nga CHP në zgjedhjet vendore shihen si goditje thelbësore ndaj presidentit Rexhep Taip Erdoan, i cili ishte shprehur të rimerrte nën kontroll qytetet, rreth më pak se një vit pasi fitoi mandatin e tretë si president.

Në rang vendor kandidatët e Partisë Republikane të Popullit kanë marrë 35 Bashki apo 37.76% të votave në total, ndërsa partia e Erdogan ka fituar 24 bashki apo 35.48% të votave.  Thënë ndryshe AKP ka marrë rreth një milionë vota më pak se partia opozitare. Ndërkohë, presidenti Erdogan ka pranuar rezultatet, dhe ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë kryebashkiakëve.  Erdogan pranoi se zgjedhjet vendore nuk shkuan siç dëshironte por iu tha mbështetësve në Ankara se ato nuk ishin fundit, por një pikë kthimi.

Gazetar: A. Mata

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme