Nxënësit e Zapodit drejt finales së Festivalit të Shkencës, shkolla “Imer Mata” në Kukës, fiton në rang qarku, finalja më 25 prill
Festivali i Shkencës është një ndër nismat më të rëndësishme të këtij viti shkollor, një hap domethënës për t’i dhënë pasionit për shkencën një vend të rëndësishëm në shkollat e mesme.
Shkolla e mesme e bashkuar “Imer Mata” në fshatin Zapod të Kukësit, mori pjesë në këtë konkurs ku fitoi në rang qarku.
Drejtori i kësaj shkolle Haxhi Sinanaj tha se ky projekt vë në zbatim njohuritë e nxënësve në shumë lëndë mësimore.
“Zbatueshmëria e këtij projekti mbledh shumë lëndë qoftë përmes pajisjeve teknologjike etj. dhe nxënësit përfshihen duke e bërë dhe jo vetëm duke dëgjuar”, u shpreh Haxhi Sinanaj, Drejtor i shkollës “Imer Mata”, Zapod.
Ky projekt i suksesshëm i çon nxënësit një hap më pranë finales së 25 prillit, ku do të përballen me më të mirët për të përfaqësuar denjësisht shkollën dhe qarkun.
Gazetare: I. Bajraktari
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





