Odegaard sulmon Bernardo Silvën: Bëri një gjest të pakuptimtë

Futboll Bota | 51 minuta më parë

Ndërhyrja me vonesw e Bernardo Silvas ndaj Odegaard në minutat e fundit të ndeshjes Norvegji-Portugali zemëroi organizatorin e Arsenalit. Ai e shfryu zemërimin e tij pas ndeshjes: “Ai më rrëzoi shumë kohë pasi kisha kaluar topin. Nuk e kuptoj çfarë po bënte”, tha me zë të lartë norvegjezi.

“Nuk e di çfarë kishte ndërmend të bënte. Këto gjëra nuk kanë vend në një fushë futbolli. Është për të ardhur keq që njerëzit sillen kështu, por kjo është jeta”. Bernardo Silva, tani te Real Madrid, u përgjigj shkurt por qartë në zonën e përzier pas ndeshjes: “Shoku im, ky është futbolli”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Të ngjashme