“Open Day” në shkollën Profesionale Shërbime, nxënësit e klasave të nënta njihen me drejtimet profesionale dhe mundësitë e karrierës

Arsim | 4 muaj më parë

Shkolla Profesionale Shërbime në Korçë ka organizuar aktivitetin “Open Day”, duke mirëpritur nxënës të klasave të nënta, prindër dhe përfaqësues të komunitetit për t’u njohur nga afër me programet mësimore dhe ambientet e shkollës.

Gjatë aktivitetit, të pranishmit vizituan laboratorët dhe repartet e praktikave profesionale, ku u prezantuan drejtimet dhe aftësitë që ofron arsimi profesional.

“Qëllimi është që ti tregojmë se çfarë nxënësit tanë kanë përfituar gjatë vitit shkollor rreth profesionit që ata studiojnë. Është ë rëndësishme që të tregojnë se sa të aftë janë ata në përfundim të kësaj shkolle se çfarë profesioni zotërojnë”, u shpreh Tatjana Mero, Drejtore e shkollës Profesionale Shërbime.

Edhe vetë nxënësit e shkollës prezantuan aftësitë e fituara gjatë studimeve, përmes praktikave dhe demonstrimeve në laboratorë të ndryshëm.

“Jam në vitin e dytë për hoteleri-turizëm dhe gjatë këtyre dy viteve kam marrë shumë njohuri teorike por mbi të gjitha njohuri praktike të cilat do të më vlejnë për profesionin”, tha një studente.

“Jam viti i parë për ekonomi-biznesi dhe kam marrë të gjithë informacionin për profesionin tim”, tha një tjetër studente.

Aktiviteti “Open Day” do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, duke sjellë më pranë nxënësve botën e profesioneve dhe mundësitë që ofron arsimi profesional.

Gazetare: Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme