Opozita izraelite përpjekje me Emiratet për arritjen e marrëveshjes për lirimin e pengjeve

Botë | 3 vite më parë

Udhëheqësi i opozitës së Izraelit Yair Lapid është takuar me ministrin e Jashtëm të Emirateve Sheikh Abdullah bin Zayed gjatë një vizite diplomatike në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.

Gjatë takimit, të mbajtur në shtëpinë e bin Zayed, të dy diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza, si dhe çështjen se si do të duket Gaza pasi të përfundojë lufta.

Lapid theksoi nevojën urgjente për të siguruar lirimin e pengjeve, thotë zyra e tij, dhe i tha zyrtarit të Emirateve se “çdo vend në rajon mund të ndikojë në marrëveshje”, transmetojnë mediat izraelite.

“Izraeli ka interes të krijojë, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e moderuara arabe, bashkëpunim politik dhe ekonomik që mund të ofrojë zgjidhje për problemet globale dhe të përballet me kërcënimet rajonale të të gjitha llojeve”, theksoi Lapid.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme