Panairi “Work & Study- 2026” – Institucionet akademike prezantojnë programet e studimit
Panairi i punës dhe i studimit rikthehet në Gjirokastër për të 16 vit. Pjesëmarrës në të ishin 20 universitete publike dhe private të cilët kanë prezantuar ofertat për vitin e ardhshëm akademik. Ndër stendat e ngritura ishte edhe ajo e universitetit “Eqrem Çabej” i cili ofron rreth 22 programe bachelor dhe dyvjeçare profesionale.
“Janë 3 fakultete që funksionojnë me kapacitet të plotë madje jemi zgjeruar edhe më shumë me programe të përbashkëta siç është fakulteti ekonomik me universitet italiane. Kemi dhe programe 2 vjeçare për të stimuluar pjesëmarrjen në universitet të atyre nxënësve që nuk kanë atë mesatare për të kapur bachelor”, u shpreh Antoneta Polo, Pedagoge “E. Çabej”.
Vizitorët e tij ishin maturantë nga gjithë qarku i Gjirokastrës, të cilët tashmë janë duke vendosur se çfarë drejtimi do të marrin në jetë dhe ku do ti zhvillojnë studimet e larta.
Përfaqësues të këtyre institucioneve akademike shpërndanë informacion për të rinjtë e rajonit jugor mbi degët që ofrojnë, por edhe mundësitë që u jepen për punësim përmes studimeve në universitetet e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





