Parlamenti i Gjeorgjisë miraton ligjin për agjentët e huaj pas protestave masive

Botë | 3 vite më parë

Parlamenti i Gjeorgjisë ka miratuar ligjin e shumë kundërshtuar për agjentët e huaj që i ka dhënë shtysë protestave masive gjatë javëve të fundit. Nën legjislacioni, I cili kaloi në tërësi këtë të martë me 84 vota pro dhe 30 kundër, organizatat joqeveritare dhe mediat e pavarura që marrin më shumë se 20 për qind të financimeve të tyre nga donator të huaj do të regjistrohen si organizata me interesat e fuqive të huaja, do të monitorhen nga ministria e drejtësisë dhe do të jenë të detyruara të ndajnë informacione të ndjeshme, ose në të kundërt do të përballen me gjoba që shkojnë deri në 9400 dollarë.

Ligji ndërkohë pritet të shkojë për dekretim në presidencë, por presidentja Salome Zourabichvili është shprehur se do të vendosë veton, çka do të thotë se legjislacioni do të kthehet sërish në organin ligjvënës, ku partia  Ëndrra gjeorgjiane ka shumicën e mjaftueshme për të rrëzuar veton presidenciale.

Kritikët thonë se projektligji të cilin e quajnë ligji rus mund të përdoret për të kërcënuar liritë civile.  Ndërsa ligji po votohej në parlament, mijëra protestues u mblodhën në shenjë proteste pranë godinës së organit ligjvënës ku shprehën shqetësimin se qeveria mund ta shfrytëzojë për të shtypur kundërshtarët e saj.  Partitë opozitare janë shprehur se ligji mund të dëmtojë përpjekjet për anëtarësim në BE, pasi Brukseli ka paralajmëruar se ai rrezikon përparimin në rrugën evropiane të vendit.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme