Pas kërcënimit të SHBA për të ndërprerë mbështetjen ushtarake ndaj Izraelit, më shumë ndihma hyjnë në Gaza

Botë | 2 vite më parë

Më shumë kamionë që transportonin ndihma kanë arritur në veri të Gazës për të tretën ditë radhazi, pas një periudhe prej dy javësh pa ndihma.

Ushtria izraelite thotë se 50 kamionë kanë hyrë sot, veprim që vjen pasi SHBA kërcënoi se do të hiqte një pjesë të mbështetjes ushtarake nëse Izraeli nuk rrit ndihmën brenda 30 ditëve.

Ambasadori i Izraelit në OKB thotë se Izraeli është i përkushtuar për të lejuar ndihmën në Gaza, duke thënë se “nuk ka mungesë” të saj, por se Hamasi është fajtor për vonesat.

Luftimet vazhdojnë në Gaza, si dhe në Libanin jugor, ku gjashtë persona, përfshirë kryetarin e bashkisë, u vranë nga sulmet ajrore izraelite në qytetin Nabatieh./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme