Pasurohet fondi i veprave të artit, Galeria e Arteve në Shkodër përmban mbi 800 vepra

Arsim | 9 muaj më parë

Galeria e Arteve të Shkodrës ruan dhe pasuron trashëgiminë artistike shqiptare me një fond prej mbi 800 veprash arti, të cilat përfaqësojnë të gjitha etapat e artit pamor shqiptar. Ky fond, që pasurohet çdo vit me vepra cilësore, përfshin punime të artistëve jo vetëm nga Shkodra, por edhe nga zona të tjera të Shqipërisë, si dhe nga autorë të huaj.

Fatmir Juka, Drejtor i Galerisë së Arteve në Shkodër, u shpreh se “Fondin e Galerisë mund ta ndanim në tri periudha: periudha e ndryshimeve të viteve ’90, periudha pas viteve ’90 dhe periudha e tretë është ajo e viteve 2000. Vetëm për këtë vit kemi futur rreth 9 vepra në fondin e Galerisë, dhe kjo nuk është pak. Këtë vit, kur kolonia e artistëve bashkëkohorë të huaj ekspozon edhe në Galerinë e Arteve, një pjesë e veprave qëndruan këtu.”

Në koleksionin e galerisë gjenden edhe vepra të disa prej emrave më të njohur të pikturës dhe skulpturës kombëtare, duke e bërë atë një arkiv të rëndësishëm të artit shqiptar.

Viti që po mbyllet, 2025, ka shënuar disa aktivitete të rëndësishme në Galerinë e Arteve të Shkodrës. Përveç ekspozitave tradicionale si “Çmimi Idromeno” dhe “Salloni i Vjeshtës”, kanë qenë të shpeshta edhe ekspozitat personale të autorëve që përfaqësojnë artin bashkëkohor.

Gazetar: A. Hoti

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme