Pedagogët e Universitetit të Arteve nisin bojkotin, protestë ndaj shkeljeve të vazhdueshme
Pedagogët e Universitetit të Arteve kanë nisur bojkotin e procesit mësimor për ditën e enjte e në shenjë proteste ndaj shkeljeve të vazhdueshme dhe mosrespektim të vendimeve institucionale brenda universitetit.
Përfaqësues të trupës akademike shprehen se drejtuesit e universitetit nuk po zbatojnë vendimet e komisioneve të promovimit dhe të Senatit Akademik, duke bllokuar proceset e avancimit të stafit me tituj të rinj akademikë.
“Sot stafi pedagogjik i Universitetit të Arteve me mbështetjen e sindikatës ka vendosur të ndërmarrë një ditë bojkot të procesit mësimor. Ky nuk është një veprim kundër studentëve dhe as një reagim i nxituar por një akt i detyruar për të mbrojtur funksionin normal të institucionit dhe respektimit e vendimmarrjes akademike”, u shpreh njëri prej pedagogëve.
“Ne kemi kërkuar një përgjigje që na ka dhënë ministria arsimit komform ligjit se doktoratura për në nuk duhet të jetë kusht, ne kërkojmë vetëm këtë dhe asgjë tjetër”, tha një tjetër pedagog.
Pedagogët ngritën gjithashtu shqetësimin për detyrimin e pedagogëve që të ndjekin studimet e doktoraturës, pavarësisht vendimeve të mëparshme dhe procedurave të përfunduara për promovim.
Pedagogët theksuan se, nëse situata nuk merr zgjidhje, bojkotit mund t’i bashkohen edhe forma të tjera proteste, ndërsa kërkuan ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve përgjegjëse. Në mbështetje të tyre është shprehur edhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





