Peizazhet që frymëzuan pikturat më të famshme në histori – Vendet reale pas kryeveprave të artit botëror

Kuriozitete | 12 muaj më parë

Shumë prej veprave më të njohura të artit nuk janë thjesht fryt i imagjinatës, por janë të lidhura ngushtë me vende reale që kanë lënë gjurmë të thella në mendjen dhe shpirtin e artistëve.

Sot, këto vende janë kthyer në pika të rëndësishme kulturore dhe turistike, duke tërhequr adhurues të artit nga e gjithë bota që duan të ndjekin gjurmët e mjeshtërve të penelit.

“Ara me grurë me sorra” e Vincent van Gogh – E krijuar në vitin 1890 nga mjeshtri holandez Vincent van Gogh, mori frymëzim nga fushat e Auvers-sur-Oise në Francë.

‘The Hay Wain’ i John Constable – Kjo pikturë e vitit 1821 nga artisti anglez John Constable përshkruan një skenë në lumin Stour. Shtëpia e Willy Lott, në të majtë të pikturës, mund të gjendet në Flatford, East Bergholt, në Suffolk, Angli.

“Zambakët e ujit dhe ura japoneze” e Claude Monet – Kjo është një nga pikturat më të famshme në serinë ‘Zambakë uji’ nga impresionisti francez Claude Monet. Vendndodhja reale e urës është në Giverny, Francë.

Frederic Edwin ‘El Khasné, Petra’ – ‘El Khasné, Petra’ është një pikturë e vitit 1874 nga artisti amerikan Frederic Edwin Church. Tempulli i famshëm që ka të skalitur në shkëmb Al-Khazneh në qytetin e Petrës, Jordani mund të vizitohet edhe në ditët e sotme.

“Rruga e Vogël” e Johannes Vermeer – Kjo pikturë nga artisti holandez Johannes Vermeer u krijua diku midis viteve 1657 dhe 1658. Skena u kap në vendlindjen e Vermeer, ​​qytetin e Delftit në Holandë.

‘Teraca e Kafenesë Natën’ e Vincent van Gogh – E njohur edhe si “Terraca e Kafenesë në Place du Forum”, u krijua në vitin 1888. “Kafeneja Van Gogh” mund të gjendet në Arles, Francë.

‘High Street, Oxford’ i JMW Turner – Kjo pamje e “Rrugës Kryesore” në Oksford, Angli, u pikturua nga piktori anglez JMW Turner në vitin 1810.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme