Për 1 euro të shpenzuar te studenti, fitimi 5 euro. Ekspertët kërkojnë rishikimin e politikave ekonomike

Arsim | 1 vit më parë

Çdo vit studimi në Shqipëri shton mbi 9 për qind të ardhurat e individit.

Treguesi i Bankës Botërore duhet të konsiderohet në politikat ekonomike me realizëm e gjithëpërfshirje, mendojnë ekspertët.

“Nëse ti sot mbaron një shkollë, një Master, dhe kërkon të bësh një tjetër Master Profesional për të qenë më afër tregut të punës, duhet që kjo nismë personale të ketë mbështetje edhe nga ana e qeverisë ose organizatave të ndryshme, në mënyrë që të stimulohet dëshira për të pasur shkollimin gjatë gjithë jetës. Nëse ne e ndërpresim ose nuk krijojmë stimul nga gjithë sektorët, nga sektori privat, nga agjencitë e ndryshme apo nga qeveria, dëshira për ta bërë këtë do të jetë një dëshirë individuale, por jo një stimul i përbashkët i dy palëve për ta çuar arsimimin përpara,” thotë eksperti i ekonomisë, Ilir Hebovija.

Në një tjetër referencë, atë europiane, për çdo 1 euro të investuar në arsim, kthimi është 3–5 euro.

“Nëse këto statistika do të ishin të kthyeshme ose do t’i shërbenin ekonomisë, interesi i të gjitha palëve do të ishte për të pasur këtë lloj përfitimi ekonomik,” shprehet eksperti.

Jo vetëm si përfitim i munguar, monedha e investimit në arsim ka anën e vet të kundërt kur nuk e merr parasysh investimin për të.

“Nëse nuk e bëjmë këtë do të humbasim fuqinë punëtore, nuk do të mundemi të kemi studentë ose treg pune të kualifikuar, dhe në këtë mënyrë do të humbim kohë për të rikualifikuar atë që mund ta bëjmë tani,” thekson z. Hebovija.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme