Për herë të parë, shkencëtarët kanë printuar në 3D një pjesë të rëndësishme të syrit të njeriut

Lifestyle | 4 vite më parë

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të krijuar indet e syve duke përdorur qelizat burimore dhe printimin 3D në një hulumtim të ri që mund të çojë në zbulime dhe trajtime të një sërë sëmundjesh degjenerative të syrit.

Një ekip studiuesish nga Instituti Kombëtar i Syve (NEI), pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit, printuan një kombinim qelizash që formojnë barrierën e jashtme të gjakut-retinës – ind syri që mbështet fotoreceptorët e retinës që ndjejnë dritën.

Teknika e tyre ofron një furnizim teorikisht të pakufizuar të indeve që rrjedhin nga pacienti për të studiuar sëmundjet degjenerative të retinës siç është degjenerimi makular i lidhur me moshën për të kuptuar më mirë se si të trajtohen ose kurohen këto sëmundje. Sipas analizës dhe testimit të studiuesve, indi i printuar dukej dhe sillej në mënyrë të ngjashme me barrierën e jashtme të retinës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme