Përcillet për në banesën e fundit Navalny, qindra njerëz u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën

Botë | 3 vite më parë

Alexey Navalny është përcjellë sot për në banesën e fundit, saktësisht dy javë pasi vdekja e tij u njoftua nga shërbimi i burgjeve të Rusisë. Mijëra njerëz u mblodhën për të nderuar ish figurën e opozitës.

Ai u varros në Moskë, teksa turma të mëdha rrezikuan arrestimin duke marrë pjesë dhe duke treguar mbështetje me thirrje: “Alexei, ti nuk kishe frikë dhe as ne nuk kemi!”, “Jo luftës”, “nuk do të harrojmë kurrë”, brohoritën qytetarët.

Prindërit e Navalnyt ishin të pranishëm në funeral, por bashkëshortja e tij mungoi pasi ndodhet jashtë shtetit nga frika e arrestimit. Ajo reagoi me një mesazh ditën e funeralit të bashkëshortit.

“Lyosha [një pseudonim për Alexey Navalny], faleminderit për 26 vitet e lumturisë absolute. Po, edhe për lumturinë e tre viteve të fundit. Për dashurinë, që më mbështete gjithmonë, që më bëre të qesh edhe nga burgu, për faktin që ke menduar gjithmonë për mua. Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të të bëj të lumtur për mua dhe krenar për mua. Nuk e di nëse mund ta përballoj këtë apo jo, por do të përpiqem. Do të takohemi patjetër një ditë. Unë kam shumë histori për të të treguar, dhe kam shumë këngë të ruajtura për ty në telefonin tim, qesharake në përgjithësi, të them të drejtën, këngë të tmerrshme, por ato kanë të bëjnë me ne dhe doja shumë që t’i dëgjonim ato. Doja të të shikoja t’i dëgjoje, të qeshje dhe më pas të më përqafoje”, shkruan ajo.

Një numër personalitetesh të huaja, përfshirë ambasadorin e SHBA-së morën pjesë në homazhe.

Kremlini ka paralajmëruar rusët kundër memorialeve të paautorizuara për Navalny.

Navalny, kritiku më i ashpër i Presidentit Vladimir Putin brenda Rusisë, vdiq në moshën 47-vjeçare në një burg të Arktikut më 16 shkurt, duke shkaktuar akuza nga mbështetësit e tij se ai ishte vrarë. Kremlini ka mohuar çdo përfshirje të shtetit në vdekjen e tij. Janë dhënë pak detaje për shkakun e vdekjes së tij, ku zyrtarët thonë se ai u rrëzua pasi doli për një shëtitje

Gruaja e tij pretendon se u vra me urdhër të presidentit Vladimir Putin./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme