“Përgatitu për luftë nëse do paqe” – Koloneli Çlirim Toçi: NATO dhe BE të investojnë në siguri

Europë | 3 vite më parë

NATO dhe BE duhet të investojnë në fushën e sigurisë, po ndiqet thënia “Përgatitu për luftë nëse do paqe” kështu u shpreh Çlirim Toçi, kolonel dhe pjesë e stafit akademik të kolegjit të mbrojtjes të vendeve të Balltikut në Estoni.

Në një lidhje me Skype, në studion e emisionit “Jetë Shqiptare” në RTSH, Toçi tha gjithashtu se NATO dhe vendet e Bashkimit Evropian duhet të investojnë në fushën e mbrojtjes, të sigurisë dhe të forcave të armatosura dhe kjo është ajo që po ndjek edhe SHBA.

“NATO dhe vendet e Bashkimit Evropian duhet të investojnë në fushën e mbrojtjes, në fushën e sigurisë, pra të investojnë në forcat e armatosura. Dua të them që këtu po ndiqet ajo thënia që ka thënë Markus Aurelios 2500 vjet më parë ‘Përgatitu për luftë nëse do paqe’. Dhe kjo është ajo që po bëjnë të gjithë vendet anëtare të NATO-s duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Kolonel Çlirim Toçi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme