Perla në bregun e liqenit të Shkodrës – Turistë të shumtë, shijojnë qëndrimin mes bukurive në Zogaj

Turizëm | 1 vit më parë

Zogaj është një nga zonat më piktoreske në bregun e Liqenit të Shkodrës, vetëm disa kilometra larg qytetit të Shkodrës. I njohur për natyrën e qetë dhe pamjet mahnitëse, ky vend është kthyer në një destinacion të preferuar për turistët vendas dhe të huaj. Cedric dhe Sophie, turistë për herë të parë në Shqipëri, ndanë përshtypjet e tyre.

“Po, është hera jonë e parë në Shqipëri dhe po e shijojmë shumë. Tani do të provojmë pedalim, ndoshta edhe ndonjë aktivitet me varka, dhe do të shkojmë drejt lumit Buna. Ushqimi është i mrekullueshëm, moti i bukur dhe njerëzit  shumë mikpritës. “Moti, natyra, ndjesia e lirisë. Kemi një makinë, ndaj planifikojmë të udhëtojmë dhe të vizitojmë sa më shumë vende”, u shpreh turisti.

 “Po, është hera jonë e parë këtu. Ajo që na pëlqen më shumë është uji, ushqimi, moti dhe sigurisht, njerëzit. Është një vend vërtet shumë i bukur”, tha turistja.

Çifti përmendi gjithashtu planet për të vizituar Thethin

“Do të shkojmë në Theth për të parë edhe më shumë nga bukuria natyrore e Shqipërisë. Mezi po e presim”, tha ajo.

Ajo që e bën Zogajn të veçantë është kombinimi i malit me liqenin, një peizazh i rrallë që ofron çlodhje për shpirtin dhe syrin. Zogaj është gjithashtu një vend i shkëlqyer për aktivitete si peshkimi, ecjet në natyrë dhe noti gjatë verës.

Gazetar: M. Rakaj

/rtsh.al/  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme