Përmirësimi i lëvizshmërisë së krahut pas goditjes në tru arrihet me stimulimin e palcës kurrizore

Neuroteknologjia që stimulon palcën kurrizore përmirëson menjëherë lëvizshmërinë e krahut dhe të duarve, duke e bërë më të lehtë për njerëzit me goditje të moderuar deri në të rënda të kryejnë aktivitete normale ditore, raportojnë studiuesit në Universitetin e Pittsburgh dhe Universitetin Carnegie Mellon.
Një palë elektroda metalike të holla, të implantuara përgjatë qafës, aktivizojnë qarqet nervore të paprekura, duke i lejuar pacientët me infarkt të hapin dhe mbyllin plotësisht grushtin, të ngrenë krahun mbi kokë ashtu dhe levizje të tjera. Duke përdorur stimulimin elektrik të palcës kurrizore, studiuesit në Universitetin e Pitsburgut dhe Universitetin Carnegie Mellon ndihmojnë në rivendosjen e lëvizjes së krahëve dhe duarve te pacientët që i kanë mbijetuar goditjeve të rënda.
Kur bëhet fjalë për goditjet në tru, mjekët parashikojnë një të ardhme të zymtë. Globalisht, një në katër të rritur mbi moshën 25 vjeç do të pësojë një goditje në tru gjatë jetës së tyre dhe 75 për qind e këtyre njerëzve do të kenë deficite të qëndrueshme në kontrollin motoric.
Aktualisht, asnjë trajtim nuk është efektiv për trajtimin e paralizës në të ashtuquajturën fazë kronike të goditjes në tru, e cila fillon rreth gjashtë muaj pas aksidentit. Teknologjia e re, thonë studiuesit, ka potencialin për të ofruar shpresë për njerëzit që jetojnë me dëmtime që përndryshe do të konsideroheshin të përhershme.
Teknologjia e stimulimit të palcës kurrizore përdor një seri elektrodash të vendosura në sipërfaqen e palcës kurrizore për të dhënë impulse të energjisë elektrike që aktivizojnë qelizat nervore brenda palcës kurrizore. Kjo teknologji tashmë po përdoret për të trajtuar dhimbjet e vazhdueshme të shkallës së lartë. Për më tepër, grupe të shumta kërkimore në mbarë botën kanë treguar se stimulimi i palcës kurrizore mund të përdoret për të rivendosur lëvizjen e këmbëve pas dëmtimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




