Pikturat më të shtrenjta të shitura ndonjëherë në ankand

Ndërsa shumë nga pikturat më të vlefshme në botë ruhen në muret e muzeve të famshëm, disa kryevepra të paçmuara vazhdojnë të shiten në tregun e artit me çmime marramendëse.
Kohët e fundit, një pikturë nga modernisti holandez Piet Mondrian, u shit për 47.6 milionë dollarë amerikanë, duke rikthyer vëmendjen tek vlera e jashtëzakonshme e artit modern.

Piet Mondrian (1872-1944) – Një pikturë gjeometrike nga modernisti holandez Piet Mondrian, e përbërë nga katrorë të kuq, të verdhë dhe blu të rregulluar në një model si rrjetë, u shit për 47.6 milionë dollarë amerikanë.

Endi Uorhol (1928-1987) – Portreti i Andy Warhol i vitit 1964, ‘Shot Sage Blue Marilyn’, është vepra e artit e shekullit të 20-të më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand. Më 9 maj 2023, kjo vepër u shit për 195 milionë dollarë amerikanë, duke thyer rekordin për veprën e artit më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në SHBA. Vepra u realizua dy vjet pas vdekjes së Monroe dhe bazohet në një fotografi promovuese nga filmi i vitit 1953 ‘Niagara’.

Frida Kahlo (1907-1954) – Një nga autoportretet ikonike të Frida Kahlo-s, i titulluar ‘Diego y yo (Unë dhe Diego)’, u shit në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork. Sugjerohet që ajo e pikturoi këtë gjatë një kohe kur martesa e tyre ishte në krizë pasi Diego pati një aferë me një aktore, dhe vepra portretizon hapësirën mendore që ai zinte në atë kohë. Koleksionisti Eduardo F. Costantini e bleu atë për 34.9 milionë dollarë amerikanë.

Klod Monet (1840–1926) – Piktura e Monetit “Meules”, u shit në ankand për një shumë marramendëse prej 110.7 milionë dollarësh amerikanë.

Leonardo da Vinci (1452–1519) – ‘Salvator Mundi’ (rreth vitit 1500). U shit për 450.3 milionë dollarë amerikanë, nëntor 2017. Sipas BBC, kjo është aktualisht vepra e artit më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand.

Édouard Manet (1832–1883) – ‘Pranvera’ (1881). U shit për 65.1 milionë dollarë amerikanë, nëntor 2014. Piktori francez Edouard Manet ishte një nga artistët e parë të shekullit të 19-të që pikturoi jetën moderne.

Gustav Klimt (1862–1918)- ‘Portreti i Adele Bloch-Bauer I’ (1907). U shit për 135 milionë dollarë amerikanë, qershor 2006. Piktori simbolist austriak Gustav Klimt është i njohur për pikturat, muralet, skicat dhe objektet e tjera të artit të tij.

Rembrandt (1606–1669) – ‘Portrete të Maerten Soolmans dhe Oopjen Coppit’ (1634). U shitën për 180 milionë dollarë amerikanë, shtator 2015. Rembrandt Harmenszoon van Rijn ishte një piktor inovativ i Epokës së Artë Hollandeze.

Vincent van Gogh (1853-1890) – ‘Portreti i Dr. Gachet’ (1890) u shit për 82.5 milionë dollarë amerikanë, maj 1990. I konsideruar si piktori më i madh holandez pas Rembrandtit, piktori postimpresionist është ndër figurat më të famshme dhe me ndikim në historinë e artit perëndimor.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





