Porti i Durrësit mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës
Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçerën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme të botës, si dhe 393 anëtarë ekuipazhi në bord.
Vizitorët vijnë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Meksika, ndërsa itinerari i kroçerës përfshin ndalesa në disa prej destinacioneve më të njohura turistike të Mesdheut.
Turistët do të vizitojnë sitet historike dhe turistike të Durrësit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, për të vijuar më pas udhëtimin drejt Hvarit në Kroaci.
Mbërritja e kroçerës “SIRENA” konfirmon rritjen e interesit të turistëve për Shqipërinë dhe forcimin e rolit të Portit të Durrësit si një nga pikat kryesore të turizmit detar në rajon.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





