Problematikat e qytetarëve në fokus, Kuvendi mbajti seancën plenare të “Javës së Gjelbër”

Kuvendi zhvilloi sot, nën drejtimin e kryetarit Niko Peleshi, seancën plenare të “Javës së Gjelbër”, e cila iu kushtua problematikave të evidentuara nga deputetët gjatë takimeve me zgjedhësit në zonat e tyre.
Gjatë punimeve, deputetët paraqitën në Kuvend çështjet dhe shqetësimet e ngritura nga qytetarët gjatë kontakteve në territor, duke sjellë në diskutim problematika që lidhen me jetën e përditshme të komuniteteve.
Në fokus të diskutimeve ishin infrastruktura dhe shërbimet publike, arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe zhvillimi rural, punësimi, mbështetja sociale, si dhe çështje të zhvillimit ekonomik të zonave të ndryshme të vendit.
“Java e Gjelbër” vijon të shërbejë si një hapësirë për përcjelljen në Kuvend të problematikave të evidentuara nga deputetët gjatë takimeve me qytetarët në zonat zgjedhore.
Seanca plenare i përfundoi punimet rreth orës 18:00.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



