Programi Erasmus+, studentët spanjollë zhvillojnë praktikën profesionale në Gjirokastër

Oskari dhe Jasini janë dy të rinj spanjollë që studiojnë për Teknologji Informacioni. Programi Erasmus+ u ka dhënë mundësi që praktikën profesionale ta zhvillojnë në qytetin e gurtë.
Ata janë vendosur në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, ku janë në mbështetje të stafit për zgjidhjen e çdo problematike që mund të hasen në sistem e aparatura.
“Jam duke bërë stazhin këtu. Jam duke ndihmuar me problemet e mundshme, me drajverat, printerat e kompjuterat,” shprehet Oskari.
Qëndrimin disamujor në Gjirokastër ata e kanë shfrytëzuar edhe për të zbuluar traditat, historinë, kulturën dhe kulinarinë shqiptare.
“Kemi parë shumë gjëra interesante këtu. Që nga pazari, që është një mrekulli, Kalaja aq e madhe. Kemi vizituar edhe qytete të tjera të Shqipërisë, madje shoku im ftoi edhe familjen javën e kaluar,” thotë Jasini, student nga Spanja.
Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër, Esmeralda Llongo, thotë se është kënaqësi të hapin dyert për ta.
“Është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi ndërinstitucional me Universitetin ‘Eqrem Cabej’. Është një moment për të bashkëpunuar dhe për të treguar gjithë suportin që mund t’i japim këtij institucioni shumë të rëndësishëm arsimor,” thekson znj. Llongo.
Aktualisht në Gjirokastër janë 14 studentë spanjollë, që janë duke kryer praktikën profesionale në institucione dhe biznese të qytetit të gurtë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





