Protestat-Izraelitët mbushin rrugët e Jerusalemit, kërkojnë dorëheqjen e Netanjahut

Botë | 3 vite më parë

Protestat kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu kanë hyrë në ditën e dytë të tyre, ku protestuesit kërkojnë largimi e shefit të qeverisë.

Izraelitët kërkojnë largimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu teksa kanë mbushur rrugët e Jerusalemit.

Dhjetëra njerëz marshuan jashtë parlamentit të Izraelit, i njohur si Knesset, duke mbajtur në dorë banderola dhe parulla që i bënin thirrje Netanjahut të largohet nga drejtimi i vendit.

“Ti je lider, ti je fajtor!”, njerëzit mund të dëgjoheshin duke bërtitur.

Protestuesit fajësojnë kryeministrin për dështimin për të siguruar lirimin e pengjeve në Gaza, ndërsa të tjerët thërrisnin “Bibi, ti dështove. Shko në shtëpi”.

Netanjahu njihet në të gjithë Izraelin me pseudonimin “Bibi”. Disa protestues u ngritën një natë më parë me organizatorët që planifikonin të qëndronin  përpara Knessetit dhe Gjykatës së Lartë deri të mërkurën, kur parlamenti izraelit do të fillojë pushimet e pranverës.

Netanjahu ka refuzuar thirrjet për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se vetëm Hamasi do të përfitojë prej tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme