Pse ndodh marramendja gjatë pirjes së duhanit?

Nikotina është një përbërës organik, një alkaloid që gjendet në bimën e duhanit (Nicotiana tabacum). Kjo substancë krijon një varësi të madhe fizike dhe psikologjike.
Po kështu, është një substancë shumë toksike. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se konsumimi i shpeshtë i duhanit është një nga shkaqet kryesore botërore të paaftësisë dhe vdekjeve të parakohshme.
Në doza të ulëta, nikotina gjeneron një rritje të aktivitetit kolinergjik, duke rritur nivelet e vigjilencës (prandaj ajo klasifikohet si një ilaç psikostimulues). Rritja e dozës gjeneron ndjesi të këndshme, si pasojë e aktivizimit të sistemit limbik nëpërmjet sintezës së dopaminës .
Si rezultat, shumë duhanpirës mendojnë se duhani i “relakson” dhe priren të pinë më shumë duhan kur janë nervozë. Megjithatë, disa ekspertë thonë se ndjesia është për shkak të frymëmarrjeve të thella që merrni kur pini duhan dhe jo nga nikotina.
Marramendja tek duhanpirësit është mjaft e zakonshme, veçanërisht tek ata që sapo kanë filluar të pinë duhan . Është gjithashtu e zakonshme tek njerëzit që kanë lënë duhanin pas disa vitesh dhe kanë rikthim, si dhe tek njerëzit që e kanë lënë duhanin brenda natës.
Shkaqet janë të ndryshme, nga njëra anë, duhet të merret parasysh se pirja e duhanit konsiston në thithjen e përsëritur të një substance që hyn drejtpërdrejt në mushkëri. Nikotina është substancë toksike prandaj rrezikon aktivitetin e rregullt të frymëmarrjes.
Ajo nuk lejon që sistemi i frymëmarrjes të dërgojë nivele të mjaftueshme të oksigjenit në tru dhe për këtë arsye marramendja gjatë pirjes së duhanit varet nga mungesa e oksigjenit. Nikotina ka efekt vazokonstriktiv dhe efekti i saj i menjëhershëm rezulton në ngjeshjen e enëve të gjakut. Kjo do të thotë që gjaku lëviz më shpejt, gjë që mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut.
Marramendja gjatë pirjes së duhanit mund të varet nga një dehje e mundshme në rastin e konsumimit të tepërt të nikotinës për të cilën trupi nuk është në gjendje ta tolerojë atë.
Fenomene të tjera që lidhen me marramendjen nga pirja e duhanit është rritja e çlirimit të dopaminës dhe një rritje e presionit të gjakut që ngushton enët e gjakut.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




